RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca përfaqëson Kosovën në Forumin e Antalyas, fokus te zhvillimet gjeopolitike dhe bashkëpunimi rajonal

konjufca-perfaqeson-kosoven-ne-forumin-e-antalyas,-fokus-te-zhvillimet-gjeopolitike-dhe-bashkepunimi-rajonal

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dje mori pjesë në Antalya Diplomacy Forum në Turqi.

Në kuadër të punimeve të këtij forumi të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, zëvendëskryeministri dhe ministri Konjufca përfaqësoi Republikën e Kosovës në takimin e ministrave të jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor (WB6).

Zëvendëskryeministri dhe ministri Konjufca tha se në takim u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur bashkëpunimi dhe bashkërendimi rajonal janë më të rëndësishëm se kurrë.

Ai, po ashtu, tha se është diskutuar për zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike, si dhe për ndikimin e tyre në rajon dhe më gjerë.

Related posts

Mbreti Salman i Arabisë Saudite falënderon të gjithë ata që kontribuan në suksesin e Haxhit të sivjetmë

admin

Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, diskutohet sërish situata në veri

admin

Rusia vendos të mbajë zgjedhje në rajonet e pushtuara të Ukrainës

admin