RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Më 21 maj fillon procesi i votimit me postë

me-21-maj-fillon-procesi-i-votimit-me-poste

Komisioni Qendror i zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, ku vendimet u morën në procedurë qarkulluese.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të planit të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, votimi me postë i planifikuar të fillojë më 25 maj, do të fillojë më 21 maj, transmeton IndeksOnline.

“Ky ndryshim i afatit është bërë pas njoftimit nga kontraktori për shërbime postare se kompania DHL dhe shërbimet postare në disa vende europiane nuk do të punojnë më 25 maj 2026 për shkak të një feste zyrtare dhe si pasojë, gjatë periudhës 22 – 26 maj nuk do të ketë shpërndarje dhe pranim të dërgesave.

Andaj, për të shmangur vonesat në dërgimin dhe pranimin e pakove me fletëvotime, janë ndërmarrë aktivitete përgatitore që procesimi dhe dërgimi i pakos me fletëvotim për secilin votues të regjistruar për votim me postë të bëhet më herët” thuhet në KQZ.

Related posts

Rama: KFOR-i është një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi

admin

Lajçak thotë se me Vuçiqin bën një bilanc mbi situatën aktuale në dialog

Muhamet Ramadani

Putin fillon takimin me të dërguarit amerikanë Witkoff dhe Kushner për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës

Muhamet Ramadani