RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestuesit drejt Rinasit, naivitet apo diversion nga brenda? “Lumturia” e Ramës nga ajo që ndodhi…

protestuesit-drejt-rinasit,-naivitet-apo-diversion-nga-brenda?-“lumturia”-e-rames-nga-ajo-qe-ndodhi…

Gafa e rëndë që po shfrytëzohet tashmë mjeshtërisht nga kryeministri
Kryeministri Rama ka shfrytëzuar menjëherë një ndër gabimet e rënda të protestuesve, apo apo organizatorëve të protestës, ku turma u orientua drejt Rinasit, duke çuar një bllokimin e trafikut në një ndër pjesët më të ndjeshme të komunikimit. Si pasojë, dëmi ishte shumë i madh te ajo pjesë me axhendë që lidhej me ikjen apo ardhjen nga Rinasi, të cilët edhe pse mund të kenë qenë pro protestës, janë cenuar rëndë në planet e tyre të fluturimit për qindra arsye që mund të kenë patur.

Qqë këtu, nis dyshimi se një mendje diversioniste e ka ndërtuar këtë kurth, duke bërë që mennjëherë Rama të shfrytëzojë rastin.

“Kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqia drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës”, shkruan së fundi ai, gjë që mund ta ketë bërë që të fërkojë duart nga ajo që ka ndodhur. Sepse, ajo që e ka vrarë më fort në këtë protest ndaj tij ka qenë qytetaria e saj.

Ai ka uruar që të ketë incidente, si dhe akte dhune, për ta deligjitimuar atë, por nuk i gjente dot. Tashmë i vjen ky “zog” në dorë nga një devijim naiv i protestës. Kjo në rastin më të mirë. Në rastin më keq, i stisur nga vetë agjentë të infiltruar të tij. Sepse, ai realisht këtë do. /tesheshi

Related posts

Zelensky: Ukraina ka nevojë për ar’më, jo premtime

Muhamet Ramadani

“Një epokë e re e aktivitetit sizmik”/ Publikohen pamjet e vullkanit që shpërtheu sërish në gadishullin e Islandës

admin

Sherr mes dy familjeve në Malishevë/ Arrestohen 11 prej tyre, 7 përfundojnë në burg

admin