RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Uzbekistan, në fokus thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve

presidenti-begaj-vizite-zyrtare-ne-uzbekistan,-ne-fokus-thellimi-i-marredhenieve-mes-dy-vendeve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Uzbekistan, ndërkohë është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Shavkat Mirziyoyev, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti të Shqipërisë në Uzbekistan që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1993, ku theksohet se vizita vjen në një moment kur përgjatë dy viteve të fundit marrëdhëniet mes dy vendeve kanë hyrë në një fazë të re, dinamike dhe premtuese.

“Gjatë takimit me Presidentin Mirziyoyev, Presidenti Begaj shprehu bindjen se tani është koha që Shqipëria dhe Uzbekistani t’i ngrenë marrëdhëniet dypalëshe nga niveli formal e miqësor në atë të bashkëpunimit konkret, që prodhon rezultate të prekshme në fushat me interes të përbashkët. Kjo vizitë theksoi Begaj, do të shënojë fillimin e një kapitulli të ri dhe premtues në marrëdhëniet midis dy vendeve. Në takim u diskutuan mundësi konkrete për thellimin e marrëdhënieve në fushat që synojnë bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar, energjetikën, bujqësinë, turizmin, shoqërinë digjitale e inovacionin, arsimin dhe kulturën”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se nga pala uzbeke u premtua hapja e ambasadës së tyre në Tiranë.

“Presidenti Begaj e njohu homologun e tij edhe me hapat e ndërmarra nga Shqipëria për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian dhe rëndësinë e zgjerimit të unionit në rajonin tonë. Për Shqipërinë theksoi Presidenti (Begaj) ky është qëllim, objektiv strategjik dhe mision. Ne po punojmë fort për përmbushjen e reformave të nevojshme për arritjen e standardeve të anëtarësimit në çdo fushë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Presidenti Begaj gjatë vizitës do të marrë pjesë edhe në Forumin Ndërkombëtar të Investimeve 2026, që sipas Presidencës së Shqipërisë është një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që synon të forcojë investimet dhe bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar.

Related posts

Fjalë të ashpra nga Zelenski drejtuar europianëve: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën me Rusinë

admin

Kurti: Në KEK ka pasur keqpërdorime edhe në të kaluarën, por nuk janë trajtuar nga prokuroria

admin

Trump fton liderët e Kazakistanit dhe Uzbekistanit në Samitin e G20

RTI