RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Valë e re mashtrimesh me SMS, Policia apelon për kujdes

vale-e-re-mashtrimesh-me-sms,-policia-apelon-per-kujdes

Policia e Kosovës ka rikujtuar qytetarët që të tregojnë kujdes ndaj një vale të re mesazhesh mashtruese që po shpërndahen përmes SMS-ve, ku keqpërdoret emri i institucioneve shtetërore të Kosovës.

Sipas policisë, është identifikuar një mesazh i rremë që pretendon se qytetarët kanë gjoba trafiku të papaguara dhe i udhëzon ata të klikojnë në linqe të caktuara për të kryer pagesa ose për të marrë informacione shtesë.

Autoritetet kanë sqaruar se këto mesazhe nuk janë zyrtare dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të mos klikojnë në linqe të dyshimta, të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare dhe të shmangin çdo faqe që kërkon pagesa përmes SMS-ve.

“Nëse pranoni mesazhe të tilla, fshijini menjëherë dhe raportojini tek autoritetet kompetente. Në rast se keni ndarë të dhëna personale ose bankare, kontaktoni menjëherë bankën tuaj. Mashtrimet mund të raportohen përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ose duke telefonuar në numrin 192”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të mbeten vigjilentë dhe të jenë të kujdesshëm ndaj tentativave të mashtrimit në internet.

Related posts

Abazoviq para deputetëve: Ju pengon fakti se jam shqiptar

admin

Ushtria siriane: Civilë dhe ushtarë u vranë nga mina të vendosura nga YPG/SDF

RTI

Deputeti Humolli do të largohet nga Vetëvendosje

Muhamet Ramadani