RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francë, 55 persona vdesin si pasojë e valës së të nxehtit

france,-55-persona-vdesin-si-pasoje-e-vales-se-te-nxehtit

Të paktën 55 persona humbën jetën në Francë nga nxehtësia rekord, tha ministrja e Sportit, Marina Ferrari për transmetuesin Franceinfo, transmeton Anadolu.

Qeveria ka frikë se ky numër mund të rritet në ditët në vijim, pasi 61 departamente franceze janë nën alarm të kuq të nxehtësisë dhe 25 të tjera nën alarm portokalli të premten, sipas transmetuesit. Autoritetet presin që 11 departamente të ulen nga alarmi i kuq në portokalli të premten në mbrëmje ndërsa 13 të tjerë do të hiqen nga lista e alarmit të kuq të shtunën në mëngjes.

Sipas “Meteo-France”, temperaturat pritet të lëvizin midis 36 dhe 41 gradë Celsius në pjesë të ndryshme të vendit të premten.

Ministrja e Shëndetësisë, Stephanie Rist paralajmëroi të enjten se spitalet mund të përballen me një fund të vështirë të javës pasi vizitat e departamentit të urgjencës dhe thirrjet në shërbimet e urgjencës u rritën për shkak të valës së të nxehtit, sipas BFMTV.

Prefekti i Policisë së Parisit, Patrice Faure tha se spitalet në Paris dhe rajonin përreth ishin tashmë të mbingarkuar.

Kryeministri Sebastien Lecornu njoftoi të enjten aktivizimin e planit të urgjencës shëndetësore të nivelit të tretë ORSAN, për të cilin ai tha se përfaqëson “nivelin më të lartë të mobilizimit të kujdesit shëndetësor”.

Autoritetet e Parisit njoftuan ndalimin e konsumit të alkoolit në publik nga mesdita e së premtes si pjesë e masave për të menaxhuar efektet e valës së të nxehtit.

Related posts

Mehaj: Kontigjentit të FSK-së, iu bashkuan edhe gjashtë pjesëtarë të kërkim-shpëtimit nga Kosova

Muhamet Ramadani

Shkon mbi 5000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri

admin

Shtëpia e Bardhë: Rusia, Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë takim trepalësh në Abu Dhabi të mërkurën

Irfan Jahiu