RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kur erdhi çasti vendimtar, instinkti i nënës foli më fort se frika…

kur-erdhi-casti-vendimtar,-instinkti-i-nenes-foli-me-fort-se-frika…

Historia tragjike nga Venezuela që po prek zemrat e të gjithëve

Mes rrënojave të tërmetit shkatërrues që goditi Venezuelën, po lindin histori që tregojnë fytyrën më të dhimbshme, por edhe më njerëzore të kësaj tragjedie.

Një prej tyre është ajo e Andreas, një nëne të re që sakrifikoi jetën për të shpëtuar vajzën e saj njëvjeçare, duke u kthyer në simbol të dashurisë së pakushtëzuar prindërore.

Gruaja humbi jetën pasi ndërtesa ku jetonte në La Guaira u shemb gjatë lëkundjeve të fuqishme sizmike. Sipas ekipeve të shpëtimit, kur ajo kuptoi se godina po rrëzohej, reagoi instinktivisht: mbuloi me trupin e saj vajzën e vogël Alana, duke e mbrojtur deri në frymën e fundit.

Pas orësh të tëra kërkimesh në rrënoja, ekipet e shpëtimit e gjetën trupin e pajetë të Andreas. Nën krahët e saj ndodhej Alana, e gjallë. Vajza e vogël u transportua menjëherë në spital me plagë të lehta dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Historia ka prekur miliona njerëz, ndërsa bashkëshorti i Andreas, futbollisti venezuelian Héctor Bello, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh rrëqethës që është shpërndarë në mbarë botën.

“Si do t’ia shpjegoj vajzës sonë se ti humbe jetën për të shpëtuar të sajën? Si t’i them se nuk isha aty për të të ndihmuar? Më dhemb zemra, jam zgjuar, por nuk ndiej asgjë”, shkroi ai.

Në një tjetër homazh prekës, Bello premtoi se do ta rrisë vajzën duke i treguar çdo ditë historinë e nënës së saj: “Do t’i tregoj se sa e mrekullueshme ishe, se si e shpëtove me jetën tënde dhe se nuk e braktise kurrë, as në çastet e fundit. Ti do të jesh gjithmonë heroina jonë”.

Mesazhet e ngushëllimit kanë vërshuar nga tifozë, sportistë dhe qytetarë të zakonshëm, të cilët e kanë cilësuar Andrean si simbol të sakrificës dhe dashurisë së një nëne.

Ndërkohë, bilanci i tërmetit vazhdon të rëndohet. Mbi 920 persona kanë humbur jetën, mijëra janë plagosur dhe shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet pa ndërprerje, megjithëse me kalimin e orëve shpresat për të gjetur të mbijetuar zbehen.

Megjithatë, mes dhimbjes vazhdojnë të shfaqen edhe histori shprese. Në La Guaira dhe zonat përreth, disa fëmijë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, ndërsa në Chacao një grua u shpëtua pas më shumë se 24 orësh e bllokuar nën beton.

Një tjetër e mbijetuar u nxor e gjallë pas 36 orësh, duke treguar se kishte mbijetuar duke u kapur fort pas kornizës së derës gjatë shembjes së ndërtesës.

Tragjedia ka prekur edhe botën e sportit. Përveç humbjes së Andreas, dy futbollistë të rinj venezuelianë humbën jetën, ndërsa personalitete të njohura kanë bërë publike humbjet e familjarëve të tyre.

Në mes të pluhurit, rrënojave dhe lotëve, historia e Andreas dhe Alanës mbetet një nga dëshmitë më të forta të dashurisë njerëzore. tesheshi

Related posts

Përfundon seanca gjyqësore ndaj infermiereve, prokuroria kërkon paraburgimin e tyre

admin

Al Jazeera dënon vrasjen e gazetarit të saj në sulmin izraelit në Gaza

Hevzi

Libi: Të paktën 891 ndërtesa janë shkatërruar në qytetin Derna

Muhamet Ramadani