RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

IRGC: Irani sulmoi bazat amerikane në Bahrein dhe Kuvajt

irgc:-irani-sulmoi-bazat-amerikane-ne-bahrein-dhe-kuvajt

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) ka konfirmuar se ka ndërmarrë sulme ndaj forcave amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve amerikane në pesë zona bregdetare iraniane.

Sipas një deklarate të publikuar nga agjencitë iraniane të lajmeve IRNA dhe Tasnim, forcat detare dhe ajrore të IRGC-së lëshuan raketa balistike dhe dronë kundër bazës ajrore amerikane Ali Al Salem në Kuvajt, si dhe kundër Flotës së Pestë Detare të SHBA-së në Port Salman, në kryeqytetin e Bahreinit, Manama.

Ndërkohë, sirenat e alarmit ajror u aktivizuan në Bahrein dhe Kuvajt, ndërsa SHBA-ja kreu sulme ajrore ndaj zonave Sirik dhe ishullit Qeshm në jug të Iranit.

Ky zhvillim shënon një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit, duke rritur shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në rajonin e Gjirit. /mesazhi

Related posts

Bankat në Kosovë i shtrenjtojnë sërish kreditë

Muhamet Ramadani

Gjendje e qetë në pikat kufitare, pritje deri në 15 minuta

Muhamet Ramadani

Zelenskyy në takimin me Bidenin kërkon heqjen e “të gjitha kufizimeve” për ushtarët ukrainas

admin