RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

CENTCOM-i: SHBA-ja kreu raundin e tretë të sulmeve kundër Iranit

centcom-i:-shba-ja-kreu-raundin-e-trete-te-sulmeve-kunder-iranit

SHBA-ja njoftoi vonë të shtunën se ka përfunduar valën e tretë të sulmeve ushtarake ndaj Iranit gjatë kësaj jave, pas një tjetër sulmi iranian ndaj një anijeje tregtare në Ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu.

Sipas Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane (CENTCOM), forcat amerikane kanë goditur rreth 140 objektiva ushtarake iraniane duke përdorur municione me precizion të lartë të lëshuara nga avionë luftarakë me bazë tokësore dhe detare, dronë dhe anije luftarake.

Objektivat përfshinin pozicione raketore dhe të dronëve, kapacitete detare, depo municionesh, rrjete komunikimi dhe pozicione të mbikëqyrjes bregdetare, tha Komanda.

“Gjatë tri netëve të sulmeve këtë javë, CENTCOM-i ka goditur më shumë se 300 objektiva, me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, për të dobësuar aftësinë e Iranit për të sulmuar marinarët civilë dhe anijet tregtare që kalojnë lirshëm nëpër ngushticë”, thuhet në deklaratën e CENTCOM-it.

Komanda amerikane shtoi se, pavarësisht operacioneve ushtarake, trafiku tregtar detar vazhdon nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Sipas CENTCOM-it, që nga fillimi i muajit maj, forcat amerikane kanë ndihmuar në kalimin e më shumë se 800 anijeve tregtare, të cilat kanë transportuar rreth 400 milionë fuçi naftë bruto përmes kësaj rruge strategjike.

Sulmet e fundit erdhën pasi SHBA-ja akuzoi Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) për sulmin ndaj anijes tregtare M/V GFS Galaxy në Ngushticën e Hormuzit.

Washingtoni tha se anija u godit nga një raketë, duke lënë të zhdukur një anëtar civil të ekuipazhit dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Nga ana tjetër, IRGC-ja pretendoi se kishte qëlluar vetëm një “të shtënë paralajmëruese” pasi anija nuk ndryshoi kursin. Më pas, Irani njoftoi mbylljen e Ngushticës së Hormuzit “deri në një njoftim të dytë”, pasi përpjekjet diplomatike në Muskat për uljen e tensioneve nuk prodhuan marrëveshje.

Related posts

Presidenti palestinez, Abbas: Dëbimi i banorëve të Gazës do të jetë “Nakba e dytë”

admin

Hamasi nuk tërhiqet nga bisedimet edhe pas sulmit vdekjeprurës në Khan Younis

Muhamet Ramadani

Kryeministrja e Finlandës: Duam të anëtarësohemi në NATO bashkë me Suedinë

admin