RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime në Rahovec

reshjet-e-shiut-shkaktojne-vershime-ne-rahovec

Reshjet e dendura të shiut, të cilat gjatë ditës kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, kanë shkaktuar përmbytje edhe në komunën e Rahovecit, ku në disa zona është vështirësuar ndjeshëm qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e qytetarëve.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediumi lokal, sasi të mëdha uji kanë mbuluar rrugë të shumta lokale, ndërsa në disa raste përmbytjet kanë depërtuar edhe në oborret e shtëpive dhe objekteve të tjera.

Pamjet e publikuara tregojnë automjete që lëvizin me vështirësi nëpër rrugët e mbuluara nga uji.

IHMK ka paralajmëruar mot me shi e shkarkime rrufesh të hënën.

Related posts

Kryeparlamentari Iranian: Ngushtica e Hormuzit do të hapet vetëm sipas “rregullimeve iraniane”

Hevzi

Bullgari, protesta kundër projektbuxhetit të ri të qeverisë

RTI

Serbia e nderon me Urdhrin më të lartë sfiduesin e Bashkimit Evropian

admin