RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pesë të lënduar në një aksident në Istog, dy nga ta zyrtarë policorë

pese-te-lenduar-ne-nje-aksident-ne-istog,-dy-nga-ta-zyrtare-policore

Pesë persona janë lënduar në mesin e tyre dy zyrtarë policorë, në një aksident që ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra e Policisë.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot me datën 28.07.2026, rreth orës 00:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gurrakoc-Istog, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura një veturë e Policisë dhe një veturë civile, dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar dy(2) Zyrtar Policor të Rajonit të Mitrovicës, dhe tre (3) persona të tjerë, të gjithë të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve DRP-Pejë”, thuhet në raportin 24-orësh.

Related posts

Rusia: Nevojitet ar’mëpushim në Ga’za dhe ofrimi urgjent i ndihmës humanitare

admin

Shtëpia e Bardhë: Trump të hënën do të takohet me presidentin sirian al-Sharaa

RTI

Inspektorati dhe policia bëhen bashkë – vazhdon aksioni ndaj taksive ilegale në Prishtinë

Muhamet Ramadani