RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Nevojitet ar’mëpushim në Ga’za dhe ofrimi urgjent i ndihmës humanitare

rusia:-nevojitet-ar’mepushim-ne-ga’za-dhe-ofrimi-urgjent-i-ndihmes-humanitare

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se vrasja e aktivistes turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi nga ushtarët izraelitë ishte një “ngjarje tragjike”.

“Kjo tregon qartë se tensionet në Rripin e Gazës duhet të reduktohen dhe kjo çështje duhet të zgjidhet urgjentisht”, tha Zakharova në një konferencë shtypi në kryeqytetin rus, Moskë.

Ajo paralajmëroi se gjakderdhja e vazhdueshme do të çonte në një rritje të dhunës në territoret e pushtuara palestineze dhe në Lindjen e Mesme në përgjithësi.

“Prandaj, nevojitet armëpushim dhe ofrimi urgjent i ndihmave humanitare për popullsinë e Gazës, e cila është e ekspozuar ndaj veprimeve ushtarake dhe bllokadës. Vetëm në këtë mënyrë mund të shmanget rritja e nivelit të tensionit. Të sigurohen kushtet për inicimin e një procesi gjithëpërfshirës politik për zgjidhjen e kësaj çështje në kuadër të së drejtës ndërkombëtare”, tha Zaharova.

Shtetasja turko-amerikan Aysenur Ezgi Eygi (26) u vra nga forcat izraelite me snajper më 6 shtator gjatë një proteste kundër vendbanimeve të paligjshme izraelite në qytetin Beita në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Related posts

Apeli ia anulon Nagip Krasniqit vazhdimin dymujor të paraburgimit

admin

Polonia do t’i kërkojë Gjermanisë 1.3 trilionë euro dëmshpërblim për Luftën e Dytë Botërore

admin

Lirohet me kusht aktivistja shqiptare e Palestine Action

Irfan Jahiu