RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët izraelitë presin tubacionin kryesor të ujit që u shërbente komuniteteve beduine në Kudsin Lindor

kolonet-izraelite-presin-tubacionin-kryesor-te-ujit-qe-u-sherbente-komuniteteve-beduine-ne-kudsin-lindor

Kolonët izraelitë të premten prenë një tubacion kryesor të ujit që furnizon disa komunitete beduine në Kudsin Lindor të pushtuar, duke i lënë banorët pa ujë të pijshëm dhe ujë për vaditje, transmeton Anadolu.

Zyra e Guvernatorit të Kudsit tha në një deklaratë se tubacioni kryesor i ujit në zonën Khan al-Ahmar, në lindje të Kudsit, u dëmtua, duke ua ndërprerë furnizimin me ujë komuniteteve beduine të Al-Mahtoush, Al-Ara’ara dhe Al-Tabna.

Zyra tha se incidenti është pjesë e një serie shkeljesh të vazhdueshme që synojnë komunitetet beduine, me qëllim shtimin e presionit mbi banorët dhe detyrimin e tyre për t’i braktisur shtëpitë.

Ndërkohë, forcat izraelite arrestuan katër palestinezë gjatë bastisjeve në provincat Hebron dhe Qalqilya, sipas burimeve lokale.

Dy palestinezë u arrestuan në provincën e Hebronit – njëri nga qyteti Yatta dhe tjetri nga Beit Ummar – ndërsa dy të tjerë u arrestuan gjatë një bastisjeje ushtarake izraelite në qytetin Azzun, në lindje të Qalqilyas.

Forcat izraelite hapën zjarr ndaj të rinjve palestinezë në zonën Al-Arma të Beitas, por nuk u raportuan menjëherë të plagosur.

Kolonët izraelitë zhvilluan gjithashtu atë që burimet lokale e përshkruan si ture provokuese në periferi të qytetit Duma, në juglindje të Nablusit.

Në provincën Ramallah dhe Al-Bireh, kolonët ngritën flamurin izraelit gjatë një inkursioni në zonën Khirbet, në perëndim të fshatit Deir Ammar, thanë burimet.

Bastisjet ushtarake izraelite në qytetet, qytezat dhe kampet e refugjatëve palestinezë, të shoqëruara me vrasje, arrestime, prishje shtëpish dhe zhvendosje të detyruara, janë intensifikuar që nga fillimi i luftës në Gaza, ndërsa sulmet e kolonëve janë shtuar gjithashtu ditët e fundit.

Related posts

Lufta në Ukrainë, granatimet ruse në Donetsk vrasin tre punonjës të Kryqit të Kuq

admin

Jemen, rebelët Houthi njoftojnë marrëveshje të re me qeverinë për shkëmbimin e të burgosurve – VIDEO

Muhamet Ramadani

Xhamia Al-Aksa rihapet pas mbylljes 40-ditore nga Izraeli

Hevzi