RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aksident rrugor në Itali, 6 të vdekur dhe 34 të plagosur

aksident-rrugor-ne-itali,-6-te-vdekur-dhe-34-te-plagosur

Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 34 të tjerë u plagosën kur një autobus transporti që po bartte turistë u përplas me një autokamp dhe dy makina në rrugën Terni-Rieti në Italinë qendrore, njoftuan autoritetet rajonale, transmeton Anadolu.

Aksidenti ndodhi të dielën në mbrëmje pranë kufirit mes rajoneve Umbria dhe Lazio.

Presidentja e rajonit Umbria, Stefania Proietti tha se gjashtë nga të plagosurit ishin në gjendje kritike, ndërsa dy të tjerë po trajtoheshin për plagë të rënda, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Ajo e përshkroi aksidentin si një emergjencë “katastrofike” me shumë viktima, duke thënë se protokolli rajonal i emergjencës u aktivizua menjëherë pas telefonatës së parë për ndihmë.

Proietti tha se autobusi i transportit po dërgonte turistë drejt Ujëvarave Marmore, një prej atraksioneve natyrore më të njohura të Italisë.

Të plagosurit u dërguan në spitalet në Terni, Perugia, Spoleto, Foligno dhe Rieti, ndërsa pasagjerëve që nuk u lënduan, por mbetën të bllokuar pas aksidentit, iu sigurua strehim në Terni.

Proietti falënderoi ekipet e emergjencës dhe sistemin shëndetësor rajonal të Lazios për ndihmën në operacionin e shpëtimit, por nuk pranoi të komentojë shkakun e aksidentit, duke thënë se policia po heton ngjarjen.

Related posts

Miratimi i buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë e Kosovës, Oda Amerikane: Vendimet duhet të merren nga një qeveri me mandat të plotë

admin

BE-ja miraton hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen

admin

KQZ njofton se afati i fundit për të deklaruar koalicionet partitë mbyllet nesër

Muhamet Ramadani