RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konfirmohet dhe identifikohet pranina e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë

konfirmohet-dhe-identifikohet-pranina-e-mbetjeve-mortore-edhe-ne-lokacionin-e-trete

Prokuroria speciale së bashku me Policinë e Kosovës, përmes një njoftimi në facebook , kanë njoftuar se përmes veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë.

Sipas tyre janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok, njofton se gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar.Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe insitucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave,”thuhet në njoftim.

Related posts

Haxhitë tanë vizitojnë vendet historike të Medines

admin

Rusia mbi kufizimet e mundshme të vizave të BE-së: Evropa po ringjall praktikat e epokës së Luftës së Ftohtë

RTI

Senatori Peters dhe ambasadori Hovenier takohen me Ministrin Mehaj

admin