RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një aleancë e re islame ndodhur në Mekë në ditë xhumaje

nje-aleance-e-re-islame-ndodhur-ne-meke-ne-dite-xhumaje

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani firmosin “NATO”- e re të Lindjes së Mesme

Në Mekë, zemrën e botës islame dhe jo në Riad, pikërisht në një ditë xhumaje, Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje në një samit trepalësh, duke u zotuar të forcojnë sigurinë kolektive, të thellojnë bashkëpunimin mbrojtës dhe të promovojnë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Pra, ndryshe një “NATO islame”.

Marrëveshja e përbashkët e mbrojtjes u nënshkrua nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman dhe Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif gjatë një samiti të mbajtur në Pallatin Al-Safa.

Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimit e Presidencës Turke, marrëveshja pasqyron angazhimin e përbashkët të tre vendeve për të forcuar sigurinë e tyre kolektive, duke u mbështetur në lidhjet historike të gjata, solidaritetin islam, interesat e përbashkëta strategjike dhe bashkëpunimin e ngushtë mbrojtës.

Marrëveshja synon të forcojë parandalimin kolektiv kundër çdo akti agresioni dhe përcakton se një sulm i armatosur ndaj cilitdo prej tre vendeve do të konsiderohet një sulm ndaj të gjithëve, ngjashëm si në Nenin 5 të Aleancës Atlantike, ku Turqia është anëtare.

Gjithashtu, ky pakt parashikon rritjen e bashkëpunimit mbrojtës në të gjitha fushat midis tre vendeve.

Ky zhvillim vjen në një kohë të trazuar për botën, në prag të një Lufte të Tretë, e cila duket se po lind nga Lindja e Mesme. Dhe çështja më e mprehtë e kësaj lufte është se si do reagojë bota islame, e vendosur tashmë nën një shënjestër sioniste. Nën këtë shënjestër është dhe Shqipëria, e cila tashmë qartazi po shfaq shenjat e një pushtimi të heshtur izraelit, me një kryeministër totalisht në shërbim të këtij pushtimi, pasi me politikat e tij të mbrapshta e ka çuar vendin në shpopullim.

Related posts

Forcat izraelite plagosën 6 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Federata Sindikale e Shëndetësisë kundërshton grevën e përgjithshme

admin

Kosovë, bie bora e parë e sezonit në malet e Sharrit

admin