RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia shpëton dhjetëra migrantë pranë brigjeve të Kretës

greqia-shpeton-dhjetera-migrante-prane-brigjeve-te-kretes

Autoritetet greke kanë shpëtuar dhjetëra migrantë që po afroheshin drejt brigjeve të vendit, shumica prej tyre nga Sudani dhe Bangladeshi, ndërsa mes tyre kishte edhe shtetas egjiptianë.

Sipas mediave greke, të paktën 202 migrantë kanë mbërritur në Kretë brenda më pak se 48 orësh, pas disa udhëtimeve të nisura nga brigjet e Libisë. Rritja e ardhjeve ka shtuar presionin ndaj autoriteteve dhe qendrave të pritjes në ishull.

Të enjten në mëngjes, një varkë me 40 migrantë mbërriti në zonën juglindore të Ierapetrës, pasi u zbulua nga një avion i Frontex-it. Rojet bregdetare, të ndihmuara nga një anije peshkimi, i transportuan migrantët në port, ku nisën regjistrimi dhe kontrollet e identitetit.

Disa orë më herët, dy varka të tjera kishin sjellë 112 migrantë. Njëra kishte 56 persona, përfshirë 31 sudanezë dhe 25 bangladeshas, ndërsa tjetra po ashtu 56 persona, mes tyre 47 bangladeshas dhe 9 egjiptianë.

Të gjithë migrantët u dërguan në një qendër të përkohshme pritjeje në portin e Heraklionit.

Ndërkohë, autoritetet greke arrestuan një 16-vjeçar nga Sudani i Jugut, i dyshuar për përfshirje në trafikimin e 50 migrantëve të shpëtuar në një operacion të mëparshëm. Sipas dëshmive të migrantëve, ai dyshohet se drejtoi udhëtimin nga Tobruku i Libisë drejt Greqisë, kundrejt pagesave prej 1,500 deri në 2,000 dollarë për person. /mesazhi

Related posts

Komanda e Forcave Tokësore kryen trajnimin “Simboli i Ujkut 2023”

admin

Kryetarët e komunave të veriut – shqiptarët i mirëpresin, serbët nuk i njohin

Muhamet Ramadani

Grupi nismëtar serb i dorëzon peticionet e nënshkruara te kryesuesi komunal për shkarkimin e Atiqit

admin