RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama: Ukraina gabon për Kosovën, por liria e saj është e padiskutueshme

rama:-ukraina-gabon-per-kosoven,-por-liria-e-saj-eshte-e-padiskutueshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar reagimet e bëra në Tiranë dhe Prishtinë ndaj deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy nga Beogradi i cili tha se “Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë Kosovën”, transmeton Anadolu.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama theksoi se “të qëndrosh kundër një lufte agresioni dhe në mbështetje të një paqeje të drejtë nuk është një faturë që e gris kur viktima e një agresioni barbar të zhgënjen”.

“Ukraina mund të jetë, dhe po, është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme, dhe të luftosh për këtë të drejtë do të thotë të luftosh edhe për Evropën, edhe për veten tonë. Këto të vërteta mund të qëndrojnë fare mirë në të njëjtën fjali. Shqipëria është mjaftueshëm e pjekur për t’i mbajtur të dyja dhe do t’i mbajë të dyja”, shkroi Rama.

Rama tha se liria nuk është një marrëdhënie shkëmbimi dhe për fat të mirë ai tha se Shqipëria nuk është një njeri i vogël që bën hesapet se kush i detyrohet kujt.

“Prandaj, po: Ukrainë e lirë. Sot, nesër dhe gjithmonë”, shtoi Rama.

Related posts

Tërnava: Krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm dhe të kthehen në vendlindjen e tyre

admin

Zelensky takohet me kryeministren italiane, Meloni: Mbështetja jonë ndaj Ukrainës, përparësi kryesore e presidencës sonë në G7

admin

Gati 10 mijë objekte civile të shkatërruara nga sulmet SHBA-Izrael në Iran

Irfan Jahiu