RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Edhe LDK e refuzon takimin e nesërm konsultativ me Albulena Haxhiun

edhe-ldk-e-refuzon-takimin-e-neserm-konsultativ-me-albulena-haxhiun

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka refuzuar takimin konsultativ të thirrur për të martën (18 gusht) me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Tëvë1 pranë kësaj partie.

Krahas LDK-së, takimin e thirrur nga Haxhiu e kanë refuzuar edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca.

PDK dhe Aleanca kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive të parlamentit dhe akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje se qëllimisht po e zvarrit bllokadën institucionale për ta çuar, siç thonë, vendin sërish në zgjedhje.

Haxhiu i ka ftuar udhëheqësit e partive politike për takim konsultativ.

Takimi, sipas thirrjes së Haxhiut, do të mbahet në lidhje me zhvillimet aktuale politike e institucionale dhe për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për presidentin konsensual, e edhe për formimin e institucioneve të tjera.

Haxhiu ditë më parë, ka shprehur keqardhje që Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë refuzuar ftesat për takimin të martën.

“Më lejoni të shpreh keqardhjen time të plotë që pavarësisht ftesës sime të sinqertë, subjektet politike si PDK-ja dhe Aleanca refuzuan të njëjtën. Këtë refuzim e konsideroj veprim të gabuar, të pamatur dhe mbi të gjitha mungesë të vullnetit për të tejkaluar pozicionimet barrikaduese. Të tilla pozicione nuk e ndihmojnë askënd, aq më pak Republikën tonë. Qytetarët e vendit vazhdimisht janë duke folur qartë përmes zgjedhjeve, ndërkaq është detyrë e jona si përfaqësues të tyre e si udhëheqës partish e institucionesh politike ta zbatojmë atë në praktikë. Kosova ka nevojë për shumë punë. Zgjedhjet do të duhej të ishin opsioni i fundit nëse jo fare opsion. Mbetem me shpresën që deri të martën të kemi reflektim e takimi të jetë sa më i dobishëm drejt gjetjes së një zgjidhje”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Related posts

Kryediplomatët e Irakut dhe Omanit diskutojnë mbi raundin e ardhshëm të bisedimeve SHBA-Iran

Kushtrim Guraj

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel fiton çmimin e OKB-së për refugjatët

admin

Ndahet nga jeta ish-drejtori i FBI-së, hetoi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016! Reagimi i Trump me një postim pasi mësoi lajmin

admin