RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Paralajmërime për stuhi në pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, priten përmbytje

paralajmerime-per-stuhi-ne-pjese-te-mbreterise-se-bashkuar,-priten-permbytje

Shërbimi meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar paralajmërime të verdha për stuhi në disa pjesë të vendit, ndërsa priten përmbytje të shpejta, transmeton Anadolu.

Zyra e shërbimit meteorologjik tha se paralajmërimet do të hyjnë në fuqi në veri të Anglisë, Irlandën e Veriut dhe Skocinë lindore sonte, ndërsa paralajmërimi për veriun e Anglisë do të mbetet në fuqi deri nesër në mëngjes.

Zyra shtoi se pasojat mund të përfshijnë përmbytje të banesave dhe “disa dëmtime të ndërtesave ose strukturave”.

Paralajmërimet e verdha të motit janë në fuqi për Irlandën e Veriut nga mesdita deri në mesnatë ndërsa për pjesë të Skocisë verilindore, përfshirë Aberdeenin, nga ora 14:00 deri në orën 21:00 dhe për pjesë të veriut të Anglisë, përfshirë qytetet Manchester dhe Newcastle upon Tyne, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 me kohën lokale.

Shërbimi meteorologjik theksoi se në zonat e prekura nga paralajmërimet priten vetëtima, breshër dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë të Skocisë verilindore dhe në të gjithë Irlandën e Veriut priten deri në 30 milimetra reshje brenda disa orësh.

Related posts

Analistët: Greqia e cila kërkon lidhje të ngushta me Izraelin, rrezikon të shkelë ligjin ndërkombëtar

Muhamet Ramadani

Britania kërkon rritje urgjente të ndihmës humanitare për Gazën

Muhamet Ramadani

Franca: Të gjithë kontaktet me hantavirusin janë asimptomatikë, 4 fëmijë rezultojnë negativë

admin