RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania kërkon rritje urgjente të ndihmës humanitare për Gazën

britania-kerkon-rritje-urgjente-te-ndihmes-humanitare-per-gazen

Zyra e Jashtme britanike bëri thirrje për veprim të menjëhershëm ndërkombëtar për rritjen e ndihmës humanitare në Gazë, pas miratimit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të rezolutës së propozuar nga SHBA për zbatimin e planit të paqes me 20 pika.

Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, theksoi se komuniteti ndërkombëtar ka detyrimin ta kthejë këtë plan në paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ajo u shpreh se rezoluta gëzon mbështetje të gjerë nga vendet arabe dhe islame dhe krijon bazën ligjore për vendosjen e forcës ndërkombëtare të stabilizimit, e nevojshme për zbatimin e planit të paraqitur nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Cooper nënvizoi nevojën për hapjen e të gjitha pikave kufitare, heqjen e kufizimeve dhe dërgimin urgjent të ndihmave të domosdoshme në Rripin e Gazës. Ajo konfirmoi se Britania mbështet zgjidhjen me dy shtete dhe sigurinë për civilët.

Ndërkohë në Nju Jork, i Ngarkuari me Punë i Britanisë në OKB, James Kariuki, tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë për vendosjen sa më të shpejtë të forcës ndërkombëtare të stabilizimit dhe për mbështetjen e armëpushimit. Ai theksoi përkushtimin për zbatimin e marrëveshjeve kalimtare në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, sovranitetin palestinez dhe unitetin e Gazës me Bregun Perëndimor. /mesazhi

Related posts

KFOR: Ruajmë praninë e përhershme në urën mbi lumin Ibër

admin

Bie çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë

admin

Scholz: Gjermania nuk është më e varur nga gazi rus

admin