RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkon në 6 numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut

shkon-ne-6-numri-i-viktimave-nga-ethet-e-nilit-perendimor-ne-maqedonine-e-veriut

Numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut ka arritur në gjashtë, njoftoi drejtor i Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, Fadil Cana, transmeton Anadolu.

Cana, në një deklaratë për mediat, informoi për situatën me ethet e Nilit Perëndimor në vend.

“Për fat të keq, duhet të njoftoj se dje në orët e pasdites ndërroi jetë edhe një pacient”, tha Cana, duke shtuar se bëhet fjalë për një pacient 72-vjeçar nga Shkupi, i cili kishte sëmundje të rënda shoqëruese.

Cana tha se pacienti ishte hospitalizuar para 15 ditësh me një pasqyrë të rëndë klinike.

Duke informuar për situatën me virusin, Cana deklaroi se deri më sot janë hospitalizuar 51 pacientë, nga të cilët 27 janë shëruar deri tani.

Related posts

Mbi 140 të vdekur dhe të zhdukur pasi anija me refugjatë mbeti e bllokuar në Mauritani

Muhamet Ramadani

Irak: Mbështetësit e Lëvizjes Sadr vazhdojnë protestën brenda ndërtesës së parlamentit – VIDEO

admin

IKSHPK-ja konfirmon: Uji i Badocit është i sigurt për pije

Hevzi