RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Deputetja britanike së cilës iu ndalua hyrja në Izrael e quan vendimin “simbol nderi”

deputetja-britanike-se-ciles-iu-ndalua-hyrja-ne-izrael-e-quan-vendimin-“simbol-nderi”

Deputetja britanike, Zarah Sultana, e cila është në mesin e 11 ligjvënësve të cilëve u është ndaluar hyrja në Izrael, e ka quajtur këtë vendim një “simbol nderi”, duke u zotuar se nuk do të “frikësohet për të heshtur”, transmeton Anadolu.

“Izraeli sapo ma ndaloi hyrjen. Duke pasur parasysh se kjo është një qeveri fashiste që po kryeson një gjenocid, aparteid dhe një pushtim të paligjshëm, do ta mbaj këtë si një simbol nderi”, shkroi Sultana në rrjetin social amerikan X.

Sultana është në mesin e 11 deputetëve britanikë të cilëve u është ndaluar hyrja në Izrael, në përgjigje të njoftimit të qeverisë britanike më herët për ndalimin e tregtisë me vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Deputetja nga Your Party theksoi se do të vazhdojë të flasë kundër “gjenocidit të Izraelit dhe bashkëfajësisë së Mbretërisë së Bashkuar”.

“Në fakt, ky ndalim vetëm sa e forcon vendosmërinë time për të vazhduar të flas”, shtoi ajo, duke akuzuar qeverinë e re se vazhdon të “armatosë, tregtojë dhe bashkëpunojë me një shtet që po kryen gjenocid ndaj palestinezëve”.

“Një ditë, mezi pres ta vizitoj Kudsin jo si një qytet të pushtuar, por si pjesë të një Palestine të lirë dhe të çliruar, një shtet të vetëm me të drejta të barabarta për të gjithë, ku palestinezët gëzojnë lirinë, dinjitetin dhe barazinë që u janë mohuar për një kohë tepër të gjatë”, shtoi ajo.

Dhjetë ligjvënësit e tjerë janë Jeremy Corbyn, Naz Shah, Diane Abbott, Hannah Spencer, Carla Denyer, Sian Berry, Ellie Chowns, John McDonnell, Richard Burgon dhe Adrian Ramsay.

Në një deklaratë para ligjvënësve në Dhomën e Komunave, sekretari britanik i Jashtëm, Ed Miliband, më herët tha se kjo ditë shënonte “fillimin e një qasjeje të re” ndaj Izraelit, duke njoftuar se Mbretëria e Bashkuar do të vendoste ndalim të importit të mallrave nga vendbanimet e paligjshme.

Related posts

Tragjedia tek qarkorja e Shkupit/ Zbulohet identiteti i të gjithë viktimave

Kushtrim Guraj

Qeveria iz’raelite do të financoj ba’stisjet ndaj xhamisë Al-Ak’sa

admin

Ushtria izraelite bastis kampin e refugjatëve palestinezë në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani