RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qëndrimi i kryeministrit britanik për Irlandën mbetet i pandryshuar, thotë zëdhënësi i tij

qendrimi-i-kryeministrit-britanik-per-irlanden-mbetet-i-pandryshuar,-thote-zedhenesi-i-tij

Një zëdhënës i zyrës së Andy Burnham, ka thënë se qëndrimi i kryeministrit britanik për ribashkimin e Irlandës mbetet i pandryshuar, pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai do të “dëshironte” të shihte një Irlandë të bashkuar.

Duke iu përgjigjur të mërkurën pyetjeve të deputetëve në parlament lidhur me mundësinë e mbajtjes së një referendumi për kufirin në Irlandën e Veriut, Burnham ka thënë se “Nuk jam në dijeni se ekziston mbështetje e shumicës së publikut për një referendum tjetër dhe, derisa kjo të ndryshojë, nuk do të ketë një të tillë”.

Një zëdhënës i zyrës së Burnham ka thënë të shtunën se qëndrimi i kryeministrit mbetet i njëjtë, pasi Trumpi u ka thënë gazetarëve, pas një takimi me kryeministrin irlandez, Micheál Martin, në Dublin, se ribashkimi i Irlandës do të ndodhë përfundimisht.

Vizionet e kundërta për të ardhmen e Irlandës së Veriut, nëse ajo duhet të jetë irlandeze apo britanike, kanë nxitur dekada të tëra dhune në Irlandën e Veriut, ku kanë humbur jetën rreth 3.600 njerëz.

Presidentët e mëparshëm amerikanë kanë shmangur komentet e drejtpërdrejta për këtë çështje, madje edhe ata si Joe Biden, i cili ka lidhje të forta emocionale me Irlandën.

Related posts

Phillips: Shkopi po përdoret vetëm ndaj Kosovës, presioni ndaj Kurtit i padrejtë

Muhamet Ramadani

Izraeli përgatitet për Stuhinë Byron dhe kufizon ndihmën për Gazën

RTI

51 vende kërkojnë nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së të ndihmojë në dhënien e ndihmës Palestinës

Muhamet Ramadani