RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sisi i Egjiptit i bën thirrje Iranit të ndalë përshkallëzimin dhe të kërkojë zgjidhje paqësore

sisi-i-egjiptit-i-ben-thirrje-iranit-te-ndale-pershkallezimin-dhe-te-kerkoje-zgjidhje-paqesore

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, i ka bërë thirrje Iranit të bëjë çdo përpjekje të mundshme për të ndalur përshkallëzimin në rajon dhe për të arritur një zgjidhje paqësore gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të krizës, transmeton Anadolu.

Sipas presidencës egjiptiane, Sisi i bëri këto deklarata gjatë një takimi me presidentin Iranian, Masoud Pezeshkian, në margjinat e Samitit të 18-të të BRICS-it në New Delhi.

Ai përsëriti mbështetjen e palëkundur të Egjiptit për përpjekjet për rivendosjen e stabilitetit në rajon, duke theksuar se çdo zgjidhje duhet të garantojë sovranitetin e vendeve të rajonit dhe të mbrojë popujt dhe burimet e tyre.

Presidenti egjiptian gjithashtu theksoi nevojën për ndalimin e çdo sulmi ndaj vendeve arabe, duke iu referuar parimeve të fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve historike e kulturore mes popujve të rajonit.

Takimi u zhvillua në ditën e fundit të samitit dyditor të BRICS-it në New Delhi, i cili mblodhi liderët e bllokut dhe të vendeve partnere.

Related posts

Automjeti përplaset me turmën në SHBA, një i vdekur dhe 17 të lënduar

admin

Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO

admin

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, policia nis hetimet

admin