Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit ka rënë ndjeshëm pas intensifikimit të sulmeve në Lindjen e Mesme, sipas të dhënave të transportit detar.
Të hënën, vetëm katër anije transportuese të mallrave kaluan përmes ngushticës, krahasuar me 10 një ditë më parë, sipas të dhënave paraprake të kompanisë Kpler, të cituara nga Reuters.
Ndërkohë, monitoruesi në Ngushticën e Hormuzit raportoi se të paktën 436 anije kanë mbetur të bllokuara ose në pritje.
Sulmet e fundit ndaj anijeve në Hormuz dhe ndaj infrastrukturës energjetike në Arabinë Saudite kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës.
Çmimi i naftës Brent u rrit me 1.24 dollarë, ose 1.18 për qind, duke arritur në 106.93 dollarë për fuçi, sipas të dhënave të publikuara në orët e para të së martës. /mesazhi

