Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza dhe për ndalimin e asaj që e përshkroi si “aneksim gradual” të Bregut Perëndimor të pushtuar.
“Ne nuk duhet të harrojmë vuajtjet dramatike të popullit palestinez në Gaza dhe Bregun Perëndimor”, tha Guterres në një postim në rrjetin social X.
Ai bëri thirrje që plani i paqes për Gazën të zbatohet plotësisht dhe që ndihma humanitare të hyjë pa kufizime në territor.
Guterres theksoi gjithashtu se nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme pa një zgjidhje me dy shtete.
Sipas tij, armëpushimi përbën hapin e parë drejt një “paqeje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”. /mesazhi

