RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Për gjashtë muaj e parë të vitit mërgata dërgoi 692 milionë euro në Kosovë

per-gjashte-muaj-e-pare-te-vitit-mergata-dergoi-692-milione-euro-ne-kosove

Dërgesat e mërgimtarëve në Kosovë kanë shënuar rritje prej 5.7% gjatë periudhës janar –qershor 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas Odës Ekonomike të Kosovës e cila u është referuar të dhënave të Bankës Qendrore për gjashtë mujorin e parë të vitit 2026 mërgata ka dërguar 692 milionë euro.

Gjatë periudhës 2008–2025, remitencat në Kosovë arritën në 15.2 miliardë euro.

Gjermania mbetet burimi kryesor me 38.2%, e ndjekur nga Zvicra me 20.4% dhe HBA me 6.4%.

Sipas OEK, remitencat vazhdojnë të kenë peshë të rëndësishme në ekonominë e Kosovës, duke përfaqësuar rreth 12–14% të BPV-së gjatë dekadës së fundit.

Related posts

Erdoğan: Turqia do të vazhdojë të mbrojë drejtësinë dhe paqen, pavarësisht “presionit nga rrjeti sionist”

admin

Reshje bore në Sirinë veriore, mijëra refugjatë përballen me kushte të vështira dimri

admin

KFOR-i, patrullime të sinkronizuara me ushtrinë serbe në vijën kufitare të Kosovës

admin