RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sanchez: Spanja dënon gjenocidin që Netanyahu po kryen në Gaza

sanchez:-spanja-denon-gjenocidin-qe-netanyahu-po-kryen-ne-gaza

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se Spanja dënon në mënyrë të prerë atë që ai e cilësoi si “gjenocid” në Gaza.

Sanchez tha se Spanja prej tetë vitesh ka kundërshtuar “të gjitha luftërat e agresionit”, duke përmendur Ukrainën, Libanin dhe Iranin.

Ai theksoi se Spanja ka refuzuar rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe ka ndërmarrë hapa për të parandaluar agresionet që, sipas tij, bien ndesh me Kartën e OKB-së.

Kryeministri spanjoll përmendi gjithashtu sanksionet ndaj Rusisë, embargon e armëve ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut dhe ndalimin e përdorimit të territorit spanjoll për veprime që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

“E dënojmë pa mëdyshje një gjenocid që Netanyahu po vazhdon ta kryejë në Gaza”, deklaroi Sanchez. /mesazhi

Related posts

Zohran Mamdani, politikani që po tenton të rikthejë të majtën në binarët e saj

Hevzi

Dosjet e Epsteinit: Financieri e portretizoi ndryshimin e klimës si kontrollin e popullsisë nga natyra

Irfan Jahiu

Rrezikshmëri e lartë pas rrëshqitjes së dheut, mbyllet segmenti mes Suharekës dhe Prizrenit

Muhamet Ramadani