Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se Rripi i Gazës vazhdon të përballet me një emergjencë të rëndë humanitare dhe shëndetësore, edhe gati një vit pas armëpushimit.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork se sistemi shëndetësor në Gaza mbetet nën presion të jashtëzakonshëm, ndërsa nevojat humanitare dhe shëndetësore janë ende shumë të mëdha.
Ai kërkoi që ndihmat humanitare të lejohen të hyjnë në Gaza në mënyrë të shpejtë, të vazhdueshme dhe pa pengesa.
Ghebreyesus theksoi gjithashtu nevojën për dërgimin e pajisjeve dhe furnizimeve mjekësore, rehabilitimin e objekteve shëndetësore, rikthimin e sistemit të transferimit të pacientëve dhe zgjerimin e evakuimeve mjekësore. /mesazhi

