RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbreti i Marokut rikonfirmon mbështetjen për Arabinë Saudite pas sulmeve të Huthive

mbreti-i-marokut-rikonfirmon-mbeshtetjen-per-arabine-saudite-pas-sulmeve-te-huthive

Mbreti i Marokut, Mohammed VI, ka dënuar sulmet me raketa dhe dronë të Huthive nga Jemeni ndaj Arabisë Saudite, duke deklaruar se “çdo sulm ndaj Arabisë Saudite është sulm ndaj Marokut”.

Mbreti maroken u ka dërguar telegrame të veçanta mbretit saudit Salman bin Abdulaziz dhe princit të kurorës Mohammed bin Salman.

Në mesazhet e tij, Mohammed VI theksoi se siguria dhe stabiliteti i Arabisë Saudite dhe i vendeve të tjera të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit janë pjesë e rëndësishme e sigurisë së Marokut.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së “interesave të përbashkëta strategjike”. /mesazhi

Related posts

Rusia pretendon se ka ndaluar inkursionin ukrainas në territorin e saj, por provat nga terreni tregojnë se…

admin

Özgür Özel reagon ndaj sulmeve izraelite: Turqia qëndron e bashkuar

admin

Anija e marinës së Tajlandës fundoset duke lënë shumë marinarë në det të hapur

admin