RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion për krime lufte në veri: Arrestohen nëntë persona, aksioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve

aksion-per-krime-lufte-ne-veri:-arrestohen-nente-persona,-aksioni-nderlidhet-me-rastin-e-njohur-si-“grupi-i-intelektualeve

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës me aksion të përbashkët në veri,

Në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me rastin e krimeve të luftës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur edhe nga njësitet tjera të specializuara policore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit në komunën e në Zubin Potok-ut ka zhvilluar operacionin e koduar si ”Dosja 23”.

“Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile””, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.

Opercioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”, ndërsa për detaje të mëtejshme lidhur me operacionin dhe veprimet e ndërmarra, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do ta informojnë publikun në momentin kur informacioni mund të bëhet publik.

Related posts

FOTO/ Ambulanca me targa serbe lëviz në rrugët e Kosovës

admin

Ruge: NATO kërkon dialog dhe koordinim për hapjen e urës së Ibrit

Muhamet Ramadani

“Davosi i Putinit”, Moska fton ekstremistët gjermanë të AfD në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut

admin