RTV AHIRETI
Kuzhinë

Gjellë me barbunja

gjelle-me-barbunja

Vizitoni Gatime Shqiptare per receta gatimi nga Kuzhina Shqiptare

Përbërësit:
500 gr barbunja
2 qepë të thata
3 thelpinj hudhër
1 karrotë
1 domate
3 lgj salcë domate
3 lgj vaj ulliri
1/2 lgj koncentrat
Ujë ose lëng mishi
Kripë, piper 

Përgatitja:
Fillimisht vendosim barbunjat e pastruara nga ekstremitetet në ujë të ftohtë, më pas i kullojmë dhe i thajmë. Në një tenxhere ose tigan të madh kaurdisim barbunjat me pak vaj ulliri. Në një tigan tjetër kaurdisim qepën e grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë karrotat dhe patatet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas shtojmë barbunjat dhe e shuajmë gatimin me pak verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates dhe domate qershi ose 1 kokërr domate në rende ose kubikë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, koncentrat. Në fund hedhim ujë të ngrohtë në masë të përbërësve dhe e lemë gjellën të gatuhet në temperaturë të ulur.

Ky postim eshte marre nga Gatime Shqiptare.

Related posts

Kimikate të rrezikshme në rrithëra në të gjithë Evropën

Muhamet Ramadani

Pite me spinaq: Recetë e thjeshtë me shije delikate

Muhamet Ramadani

Të gjithë thonë se kjo pite është më e shijshme se byreku më i mirë

admin