RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Naser Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm

naser-pajazitaj-denohet-me-burgim-te-perjetshem

Naser Pajazitaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitaj. Ai është shpallur fajtor për vrasje të rendë dhe për mbajtje në pronësi të pautorizuar të armëve.

Naser Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Pejës, ndërkohë Gjykata e Apelit me aktvendim e kishte kthyer për rigjykim në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Ndërkohë, po ashtu edhe Gjykata Themelore e Ferizajt e pati dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, por Gjykata e Apelit e ka rikthyer sërish në rigjykim.

Naser Pajazitaj akuzohej se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.

Related posts

Turqia ka ngritur mbi 450 mijë tenda dhe kontejnerë për viktimat e tërmetit

admin

KDI thotë se Ligji i (ri) i punës duhet të rikthehet në agjendën legjislative, tregon disa nga mangësitë e ligjit aktual

RTI

Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit

admin