RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Deklarata për udhërrëfyes të ri, Kurti: Nuk është në anën e Kosovës të bëjë diçka shtesë për vizat

deklarata-per-udherrefyes-te-ri,-kurti:-nuk-eshte-ne-anen-e-kosoves-te-beje-dicka-shtese-per-vizat

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se nuk është në anën e Kosovës që të bëjë diçka shtesë sa i përket kritereve për liberalizim të vizave.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni për udhërrëfyes të ri, teksa ka shtuar se ka kohë që janë plotësuar kriteret për lëvizje të lirë të qytetarëve.

Ai pas vizitës në Telekomin e Kosovën, ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të jetë në takim në Bruksel.

“Nuk jam në dijeni që ka kurrfarë kriteresh shtesë apo udhërrëfyes të ri. Ne kemi plotësuar 95 kriteresh para shumë vitesh, që është shumëfishi i kritereve që kanë vendet fqinje. Dhe gjithashtu në të njëjtën kohë është jo vetëm Parlamenti Evropian por edhe Komisioni Evropian, i cili para katër vjetësh ka rekomanduar për herë të dytë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”.

“Dhe besoj që nuk është në anën e Kosovës të bëjë diçka shtesë sa i përket kritereve. Por, dua të ju njoftoj se brenda 48 orëve ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla do të jetë në takim në Bruksel me komisionaren e BE-së për Çështje të Brendshme që të diskutojë për të gjitha gjërat në raport me liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.

Gjatë ditës, Komisioni Evropian ka sqaruar se nuk është planifikuar udhërrëfyes i ri për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe se mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet.

Related posts

Sveçla nga Bërnjaku: Policia po përmbush detyrat e saj duke siguruar ambient të qetë

admin

Rama kritikon Sunak: E mjerueshme të shpikësh një dramë për përfitime politike

Muhamet Ramadani

Humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë në brez, media gjermane: Kosovari qëlloi për vdekje reperin serb për një borxh 15 mijë euro

admin