RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takon ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së

kurti-takon-ambasadoret-e-quint-it-dhe-shefin-e-zyres-se-be-se

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gjatë takimit u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë. U diskutua edhe për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon.

Sipas komunikatës nga Kryeministria, në takim është diskutua për proceset dhe çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe temat tjera të ndërlidhura.

“Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se në takim u bisedua për marrëveshjen për targat, që ka skaduar me 21 prill të këtij viti, si dhe për propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për trajtimin e çështjes së targave.

Po ashtu, u fol edhe për marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015”.

U theksua angazhimi i Qeverisë në zbatimin e udhërrëfyesit, me qëllim të përfundimit të një problematike të trashëguar, tё furnizimit dhe pagesës sё energjisë nё komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

U potencua se me këtë marrëveshje, buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të komunave në veri të Kosovës, thuhet nw komunikatwn nga Zyra e Kryeministrit.

Related posts

Mbi 10 mijë qytetarë serbë morën pasaporta të Kosovës që nga liberalizimi i vizave

admin

Britania nuk heq dorë nga projektligji për emigrantët, dërgohet për shqyrtim qeveri

admin

Niger, pezullohet puna e institucioneve të OKB-së dhe të shoqërisë civile në zonat ushtarake

rezart morina