RTV AHIRETI
Lajme

Arabia Saudite ia dhuron Kosovës 25 tonë hurma

arabia-saudite-ia-dhuron-kosoves-25-tone-hurma

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Feisal Ghasi Ismail.

Gjatë këtij takimi, Tërnava nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi për pranimin e 25 tonë hurmave nga Arabia Saudite nëpërmjet ambasadës në Tiranë.

“Gjatë kësaj vizite, ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë dhe Myftiu i Kosovës biseduan për raportet e shkëlqyera si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se së fundi shumë besimtarë myslimanë nga Kosova janë nisur për në Meke për ta kryer haxhin atje.

 

Related posts

24 vjet nga masakra në Mejë

admin

Termokos përmbyll sezonin ngrohës

Muhamet Ramadani

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor, goditi me veturë një këmbësore në Obiliq

admin