RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Shkalla e inflacionit në 19 shtete të Eurozonës shënon rekord

shkalla-e-inflacionit-ne-19-shtete-te-eurozones-shenon-rekord

Inflacioni në 19 shtete që përdorin euron arriti rekord në 8.6 për qind në qershor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Inflacioni u nxit nga një rritje e kostos së energjisë, e shkaktuar pjesërisht nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Gjithashtu, çmimet e ushqimeve po rriten dita-ditës.

Shkalla e inflacionit në Eurozonë në maj ka arritur rekord prej 8.1 për qind, në kushtet e rritjes së madhe të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, tregojnë të dhënat e fundit të publikuara sot nga Agjencia Statistikore e Bashkimit Evropian – Eurostat.

Inflacioni në Eurozonë tani është në nivelin më të lartë që nga viti 1997, kur filloi mbajtja e evidencës.

Related posts

Analiza e REL: Çfarë do të thotë për Putinin këmbimi i të burgosurve me Perëndimin?! Pse u mor tani ky vendim?

admin

Libri më i fundit i atij që Millosheviçin e kishte…epror politik

Hevzi

Greqi: Priten temperatura deri në 45 gradë Celsius në disa rajone

admin