RTV AHIRETI
Shëndetësi

7 Ushqimet që nuk duhet t’i blini në markete gjatë verës

7-ushqimet-qe-nuk-duhet-t’i-blini-ne-markete-gjate-veres

Për shëndetin dhe portofolin tuaj, AgroWeb.org ju sugjeron të shmangni blerjen e disa produkteve gjatë verës.

Këto ushqime mund të jenë shumë të kripura, shumë të sheqerosura ose shumë të shtrenjta. Ato janë:

Supat e konservuara
Është mirë t’i keni në raft gjatë dimrit, por gjatë verës nuk është opsioni më i mirë për konsum.

Ato përmbajnë shumë natrium, pasi veprojnë si një ruajtës dhe përmirësues i shijes, por shumë prej tyre mund t’ju bëjnë të ndiheni të fryrë.

Ju mund të bëni lehtësisht versione më të shëndetshme të supës në shtëpi duke përdorur çdo perime të stinës.

Frutat e thata
Gjatë verës nëpër markete ka një shumëllojshmëri frutash të freskëta, të cilat janë një opsion më i mirë ndaj frutave të thata. Këto të fundit që shiten të pakteuara përmbajnë shumë sheqer.

Lëngjet e gatshme
Lëngjet e gatshme që shiten zakonisht nëpër markete, përmbajnë shurup misri me fruktozë të lartë dhe konservues të tjerë. Janë gjithashtu më të shtrenjta sesa t’i përgatisësh vetë me përbërës të sigurtë dhe të freskët. Plus, nuk kanë shije aq freskuese!

Barishtet
Barishtet e freskëta si borziloku, rigoni, majdanozi dhe rozmarina i shtojnë shije dhe aromë pjatave tuaja, por këta përbërës mund të jenë të shtrenjtë nëpër markete.

Shpesh duke qenë se janë përzgjedhur dhe paketuar paraprakisht, aroma e tyre fillon të zbehet dhe ato rrallë qëndrojnë më shumë se një javë në frigorifer.

Nëse është e mundur, provoni t’i rrisni barishtet tuaja në një vazo apo në kopshtin tuaj.

Kasatat
Fëmijët dhe të rriturit dëshirojnë njësoj një pije të ftohtë dhe freskuese prej akulli gjatë një pasditeje të nxehtë vere.

Por ju mund t’i përgatisni ato fare thjeshtë në shtëpinë tuaj me përbërës të sigurtë dhe sigurisht për një çmim më të lirë.

Turshitë
Ndërsa temperatura rritet, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar. Turshitë janë shumë të pasura me natrium dhe konsumimi i tepërt i kripës mund të çojë në rritjen e presionit të gjakut dhe të bëjë që veshkat dhe mëlçia të punojnë më shumë.

Edhe pse konsumi i tyre me moderim është diçka e mirë, merrni parasysh reduktimin e konsumit gjatë verës.

Frutat dhe perimet e prera paraprakisht
Edhe pse ato kursejnë kohën e përgatitjes, zakonisht janë dyfishi ose trefishi i çmimit të përbërësve të papërpunuar. Plus, pasi priten në feta ose copëtohen, shumë ushqime fillojnë të degradojnë në cilësi dhe shije.

Related posts

​Nëse keni tension të lartë përdorni këto katër erëza

admin

Dita Botërore e Zemrës/ Mjekët: Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë gjysmat e vdekjeve në Shqipëri

admin

Me shalqi kundër kolesterolit

admin