RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Kremlini: “Operacioni special” në Ukrainë do të përfundojë kur të arrihen të gjitha qëllimet

kremlini:-“operacioni-special”-ne-ukraine-do-te-perfundoje-kur-te-arrihen-te-gjitha-qellimet

Nuk ka një kornizë të qartë kohore se kur mund të përfundojë “operacioni special” në Ukrainë, theksoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Peskov në një intervistë për televizionin shtetëror iranian tha se “operacioni special në Ukrainë do të përfundojë kur të arrihen të gjitha qëllimet e tij”.

Peskov gjithashtu tha se ushtria ruse po vepron “me shumë kujdes, duke përdorur armë me precizion të lartë” në Ukrainë, duke përjashtuar çdo sulm ndaj infrastrukturës civile.

Duke folur për sanksionet kundër Rusisë dhe Iranit, Peskov tha se ky është “çmimi që paguajnë për pavarësinë dhe sovranitetin e tyre”.

“Ajo që nuk të vret të bën më të fortë”, deklaroi ai.

Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur gjashtë pako sanksionesh ndaj Rusisë që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

Më herët, ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se ishte Evropa ajo që u prek më shumë nga sanksionet antiruse.

Related posts

Ministri izraelit Ben-Gvir vazhdon të mbrojë ekzekutimin e dy palestinezëve të dorëzuar në Jenin

admin

Trump: Pata një telefonatë “të shkëlqyer, të gjatë dhe të plotë” me presidentin kinez Xi

Kushtrim Guraj

Nënshkrimi i partneritetit strategjik nga Putin dhe Kim Jong Un, Analiza e Sky News: Kina i kushton vëmendje marrëdhënieve të reja komode të Rusisë dhe Koresë së Veriut

admin