RTV AHIRETI
Shëndetësi

Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë

dieta-3-­javore-e-shendetshme:-humbisni-7kg-ne-3-jave

Dieta me limon ka si parim të saj rënien në peshë nëpërmjet vetive të limonit për shkrirjen e yndyrave.

Limoni është i njohur për stimulimin e procesit të tretjes dhe rritjes së metabolizmit të organizmit, eleminimin e indeve dhjamore, stabilizimin e nivelit të yndyrave në gjak si dhe gjithashtu ai është mjaft efikas kundër fryrjeve të barkut.

Dieta me limon është një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme për shkak se ajo është mjaft e pasur me proteina, vitamina dhe minerale, kryesisht vitamina C, B, P, bakër, kalcium, kalium, natrium, hekur, etj.Dieta fillon me konsumin e një gote uji me limon çdo mëngjes esëll. Uji me limon ka veti të fuqishme si për shkrirjen e yndyrave, ashtu edhe për largimin e toksinave.

Për këtë arsye, çdo darkë mbushet një kanë me ujë dhe i vendosen në të 2 kokrra limon të prera në feta të holla (një mënyrë më e thjeshtë përgatitje është edhe shtrydhja në një kanë me ujë e dy kokrrave limon). Çdo javë që kalon i shtohen edhe 2 kokrra të tjera limoni (duke e çuar në 6 kokrra limon javën e fundit në një kanë me ujë). Rekomandohet pirja e një gote me këtë përbërje 1­2 orë përpara ushqimit. Për efekte më të mëdha në shkrirjen e yndyrave, këshillohet që tretësira të vaket përpara pirjes.

Dita e parë
Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: 1 tas i vogël me oriz e shoqëruar me 1 fetë djath të bardhë dhe sallatë me fruta dhe perime mikse me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.
Zemra: Kos me feta molle dhe limoni.
Darka: Spinaq i zier me lëng limoni, 2 vezë të ziera dhe 1 fetë buke (e zezë ose integrale).

Dita e dytë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Peshk me limon e shoqëruar me brokoli të zier dhe të regjur në lëng limoni.
Zemra: Kos me feta banane dhe limoni.
Darka: Fileto pule me perime të zgarës me lëng limoni.

Dita e tretë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Spageti me djathë, e shoqëruar me sallatë me fruta dhe perime mikse me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.
Zemra: Kos me feta limoni dhe pjeshke.
Darka: Rizoto me fruta deti e përgatitur me feta limoni.

Dita e katërt

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Fileto pule, e shoqëruar me sallatë greke me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.
Zemra: Kos me feta limoni dhe kivi.
Darka: Peshk i shoqëruar me 2 kokrra patate të ziera dhe sallatë me domate dhe limon.

Dita e pestë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Sallatë mikse me limon dhe 2 feta me bukë të zezë ose integrale.
Zemra: Kos me feta limoni dhe fruta të thata.
Darka: 2 feta djathë i bardhë (me pak yndyrë), e shoqëruar me sallatë me perime mikse të ziera dhe të përgatitura me lëng limoni dhe 1 fetë buke të zezë ose integrale.

Dita e gjashtë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Proshutë me sallatë mikse me limon dhe 2 feta me bukë të zezë ose integrale.
Zemra: Kos me feta limoni dhe rrush.
Darka: 1 vezë me sallatë jeshile me limon dhe 1 fetë buke të zezë ose integrale.

Dita e shtatë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Peshk me sallatë mikse me limon dhe 2 feta me bukë të zezë ose integrale.
Zemra: Kos me feta limoni dhe një lugë gjelle mjaltë.
Darka: Fileto pule e shoqëruar me sallatë jeshile me limon dhe 1 fetë buke të zezë ose integrale.
Në dy javët e tjera zbatohet receptura e javës së parë. Kjo dietë mund të ndiqet çdo 2 muaj deri në mbërritjen e peshës ideale.

KUJDES!!! Dietat drastike mund te demtojne rende shendetin. Konsultohuni me mjekun tuaj nese jeni ne kushte te favorshme per te mbajtur diete.

Related posts

Pse ushtrimet ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së artritit?

admin

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani shumë patate të skuqura?

rezart morina

Si të shpëtojmë nga varësia ndaj sheqerit?

admin