RTV AHIRETI
ArtikujFeaturedKosovëLajmeLajmet

Në Prishtinë arrin grupi i parë i haxhive

ne-prishtine-arrin-grupi-i-pare-i-haxhive

Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka arritur grupi i parë i haxhive nga Kosova, të cilët këtë vit kryen haxhin.

Në pritje të tyre, përveç numrit të madh të familjarëve, kishte dalë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili uroi haxhitë për kryerjen e haxhit, duke lutur Zotin që t’ua ketë pranuar këtë ibadet.

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se edhe grupet e tjera të haxhive pritet që të arrijnë në Kosovë sipas orareve të parapara.
Këtë vit nga Kosova, haxhin e kryen 741 haxhi.

Related posts

Kremlini: Zyrtarët rusë dhe amerikanë diskutuan për zgjidhjen e çështjes ukrainase

RTI

Kriza e grurit, Erdogan: Jemi shembull, Turqia ka luajtur rolin e një fuqie balancuese që nga nisja e luftës në Ukrainë

admin

Shumica e gjermanëve presin mungesë gazi këtë dimër

admin