RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca takon Kamberin, rithekson mbështetjen ndaj bashkëkombësve në Luginën e Preshevës

konjufca-takon-kamberin,-rithekson-mbeshtetjen-ndaj-bashkekombesve-ne-luginen-e-presheves

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja, Saranda Bogujevci, ka pritur sot në takim deputetin e vetëm shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Deputet Kamberi e falënderoi kryetarin e Kuvendit për mbështetjen dhe e njoftoi në lidhje me situatën politike në Serbi.

Me theks të veçantë çështjen e të drejtave dhe pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Kryetari Konjufca uroi deputetin Kamberi për mandatin e fituar, si dhe ritheksoi gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit, bashkërendimit dhe të mbështetjes së pakursyer ndaj bashkëkombësve tanë autoktonë në Luginën e Preshevës.

Related posts

Autobusi i aksidentuar në Vragoli po barte nxënës nga Presheva

Muhamet Ramadani

E cilësuar si një ndër rrugët më të rëndësishme tregtare të botës, thatësira ul numrin e anijeve në Kanalin e Panamasë

admin

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë tanke dhe sisteme shtesë artilerie në Ukrainë

admin