RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Simpatizantët e organizatës terroriste YPG/PKK organizojnë protestë në Suedi

simpatizantet-e-organizates-terroriste-ypg/pkk-organizojne-proteste-ne-suedi

Mbështetësit e organizatës, të cilët hapën copa pëlhurash që simbolizonin organizatën terroriste YPG/PKK, brohoritën parulla kundër Agjencisë Suedeze të Inteligjencës (SEPO)

Në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, simpatizantët e organizatës terroriste YPG/PKK protestuan kundër marrëveshjes së vendit me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbështetësit e organizatës terroriste u mblodhën në sheshin Norra Bantorget dhe marshuan para Parlamentit të Suedisë.

Mbështetësit e organizatës, të cilët hapën copa pëlhurash që simbolizonin organizatën terroriste YPG/PKK, brohoritën parulla kundër Agjencisë Suedeze të Inteligjencës (SEPO).

Në një deklaratë të bërë dje nga SEPO, u kërkua që organizata terroriste PKK dhe organizatat e tjera terroriste të ndalohen nga organizimi i protestave në Suedi.

Në Samitin e NATO-s që u mbajt në Madrid, kryeqyteti i Spanjës, u nënshkrua një memorandum trepalësh mes Turqisë dhe Finlandës dhe Suedisë, të cilat kishin aplikuar për anëtarësim në NATO, për t’i eliminuar shqetësimet e sigurisë të shprehura nga Ankaraja. /aa

Related posts

Aksident i rëndë në dalje të Prizrenit, mediat: Humbin jetën tragjikisht 2 gra nga Shqipëria

admin

Aktivistët e Palestine Action në grevë urie nisin veprime ligjore kundër qeverisë britanike

admin

Valë e re barkash me emigrantë lundrojnë nga Tunizia drejt ishullit italian të Lampedusa

admin