RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Plagosja e serbit në Zveçan, Hovenier: Të hetohet rasti dhe të zbardhet plotësisht

plagosja-e-serbit-ne-zvecan,-hovenier:-te-hetohet-rasti-dhe-te-zbardhet-plotesisht

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka komentuar plagosjen e serbit në Zveçan.

Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se autoritetet kosovare duhet të bëjnë një hetim të plotë mbi rastin.

Veç kësaj, ai ka thënë se të gjithë duhet të besojnë në drejtësinë kosovare dhe transparenca e kësaj të fundit duhet të jetë e pranishme, në veçanti në këtë rast.

“Mbështetja e SHBA-së për institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit avancon një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multietnik. Ata që janë përgjegjës për veprime kriminale duhet të mbajnë përgjegjësi”, shkroi ndër tjerash Hovenier.

Related posts

Dallaveret me viza: Djali i Rugovës shpallet i pafajshëm për krim të organizuar

admin

Kryeministri i Katarit: Shkeljet izraelite të armëpushimit rrezikojnë gjithë procesin në Gaza

Muhamet Ramadani

Ministri iranian konfirmon: Izraeli kreu sulm kibernetik ndaj pikave të karburantit në Iran

Muhamet Ramadani