RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bie çmimi i grurit pas paktit mes Moskës dhe Kievit

bie-cmimi-i-grurit-pas-paktit-mes-moskes-dhe-kievit

Ulje me 6.4% në tregjet ushqimore Evropiane

Marrëveshja e arritur në Stamboll këtë të premte mes Delegiacioneve të Kievit dhe Moskës nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së për eksportin e grurit ukrainas nga Deti I zi, ka sjell rënie të çmimit në bursat ndërkombëtare.

Çmimi pësoi një ulje me rreth 6.4 % në tregjet europiane duke shënuar vlerën e 328 dollarëve për 1 ton grurë. Pushtimi rus në Ukrainë solli një rritje të çmimit të drithrit dhe ushqimeve në tregjet globale pas sanksioneve perëndimore kundër Rusisë dhe bllokimit të grurit ukrainas. Çmimi më i lartë për grurin në tregjet europiane u shënua në datën 16 maj ku vlera e e një toni arriti në shifrën e 438 dollarëve.

Ekpsertë të ekonomisë globale janë shprehur optimist se kjo rënie e çmimit të gruri në vlerat që ishte përpara nisjes së luftës do të sjellë ulje edhe ne sektorin ushqimor si makaronat apo në çmimin e bukës.

Marrëveshja e firmosur mes Moskës dhe Kievit këtë të premte do të lejojë qarkullimin e një sasie të madhe gruri nga tri porte të ndryshme të Ukrainës. Rusia dhe Ukraina me prodhimin e tyre plotësojnë nevojat e 30% të tregut global me grurë. /tvklan

Related posts

“Tiran i vogël”, Petkoviç: Kurti nuk mund të prishë lidhjet e serbëve me Serbinë

admin

“Shkëpusni lidhjet me Kinën, Rusinë dhe Iranin!”- Uashingtoni dyshon te “besnikëria” e Rodriguez ndaj linjës së Trump, nobelistja Machado shihet si një zgjedhje afatgjatë!

admin

Besimtarët tanë dhuruan mjete financiare për të prekurit nga tërmeti në disa zona të Turqisë dhe të Sirisë

admin