RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Baks të Skenderajt

nje-i-vrare-dhe-dy-te-plagosur-ne-baks-te-skenderajt

Një person ka mbetur i vdekur, kurse dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri sonte në fshatin Baks të Skenderajt.

Rastin e rëndë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Pas një mosmarrëveshjeje sonte rreth orës 19:00 në fshatin Bask tre persona janë plagosur me armë zjarri. Fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë”, tha Pllana.

Ajo tha sende nuk dihen motivet e mosmarrëveshjes që shkaktuan vrasjen një personi dhe plagosja e dy të tjerëve.

Sipas saj, dy të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Related posts

OKB: Sulmet ndaj rezervuarëve të ujit të pijshëm “të ndaluara rreptësisht” sipas ligjit humanitar

admin

VIDEO- Shpërthen raketa e ‘Blue Origin’, reagon kompania e Jeff Bezos: Nuk ka persona të lënduar

admin

Vuçiq pretendon se shpallja e pavarësisë së Kosovës nisi rrënimin e rendit botëror

admin