RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nëntë muaj pa qeveri, Iraku përballet me kaos

nente-muaj-pa-qeveri,-iraku-perballet-me-kaos

Më shumë se nëntë muaj pasi Iraku ka mbajtur zgjedhjet parlamentare të tetorit 2021, liderët politikë nuk kanë qenë në gjendje të formojnë një qeveri.

Kriza politike e vendit ka arritur në pikën e vlimit kur demonstruesit, kryesisht mbështetës të liderit shiit Muqtada al-Sadr, një prej njerëzve më të fuqishëm në vend, kanë sulmuar Parlamentin irakian të mërkurën për të protestuar kundër korrupsionit dhe një prej kandidatëve që kandidon për kryeministër, raporton “Al Jazeera”.

Al-Sadr kishte urdhëruar bllokun e tij parlamentar të jepte dorëheqjen masivisht në qershor pasi Parlamenti kishte dështuar të formonte një qeveri.

Iraku dekadave të fundit është përballur me stabilitet politik dhe ekonomik.

Related posts

Detaje të reja/ Si u realizua aksioni në Zubin Potok që sekuestroi armë e granata

admin

Qindra aktivistë hebrenj u arrestuan gjatë protestës kundër lu’ftës në Ga’za në ndërtesën e Kongresit Amerikan

rezart morina

Presidenti Biden dënon rritjen e antisemitizmit: Minon sigurinë e qytetarëve, normat dhe vlerat thelbësore demokratike

admin