RTV AHIRETI
Shëndetësi

Reuma, pacientëve iu premtohen ilaçe

reuma,-pacienteve-iu-premtohen-ilace

Qytetarë të vendeve të ndryshme të cilët vuajnë nga sëmundjet inflamtore autoimune të reumatologjisë, të premten u mblodhën tek Ministria e Shëndetësisë, për protestë.

Arsyeja, mungesa e terapisë ‘Etanercept’ për të cilën thonë se nuk e kanë marrë që katër javë, ngase nuk ka furnizime.

Pacientët e tillë tregojnë se në mungesë të kësaj terapie, gjendja e tyre shëndetësorë iu është rënduar, derisa theksojnë se nuk arrijnë ta blejnë, ngase janë ilaçe të shtrenjta, deri në 500 euro për dozë një javore,.

Ndaj kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë për furnizim më të shpejtë.

Reumatologu, Avni Kyreziu, tregon se kjo është një terapi bazë e cila quhet terapi biologjike me veprim të zgjatur. Terapi kjo që aplikohet nga një herë në javë, dhe duhen katër doza të kësaj ampule në muaj.

E, në takimin që u pritën nga zyrtarë të MSh-së këtyre pacientëve iu premtua që furnizimi me këtë terapi do të bëhet më së largu në mesin e javës së ardhshme.

Related posts

Si ta dalloni që djathi që keni në shtëpi ka përmbajtje niseshteje

admin

Nga dhimbja e kokës te problemet me tretjen, dëmet që i shkaktoni trupit kur pini ujë me akull

admin

Mbijetesa nga kanceri i gjirit! 70% e grave i mbijetojnë sëmundjes

admin