RTV AHIRETI
Shëndetësi

Reuma, pacientëve iu premtohen ilaçe

reuma,-pacienteve-iu-premtohen-ilace

Qytetarë të vendeve të ndryshme të cilët vuajnë nga sëmundjet inflamtore autoimune të reumatologjisë, të premten u mblodhën tek Ministria e Shëndetësisë, për protestë.

Arsyeja, mungesa e terapisë ‘Etanercept’ për të cilën thonë se nuk e kanë marrë që katër javë, ngase nuk ka furnizime.

Pacientët e tillë tregojnë se në mungesë të kësaj terapie, gjendja e tyre shëndetësorë iu është rënduar, derisa theksojnë se nuk arrijnë ta blejnë, ngase janë ilaçe të shtrenjta, deri në 500 euro për dozë një javore,.

Ndaj kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë për furnizim më të shpejtë.

Reumatologu, Avni Kyreziu, tregon se kjo është një terapi bazë e cila quhet terapi biologjike me veprim të zgjatur. Terapi kjo që aplikohet nga një herë në javë, dhe duhen katër doza të kësaj ampule në muaj.

E, në takimin që u pritën nga zyrtarë të MSh-së këtyre pacientëve iu premtua që furnizimi me këtë terapi do të bëhet më së largu në mesin e javës së ardhshme.

Related posts

Tre erëza që mund të përdorni kundër presionit të lartë të gjakut

admin

Pse foshnjat kanë gërçe në bark dhe si mund t’i lehtësoni?

Kushtrim Guraj

Ushqimet perfekte për të luftuar temperaturat e larta dhe pasojat e saj

admin